03 Maj 2024

KMDLNJ reagon ndaj deklaratave të EULEX-it

Prishtinë, 20 prill - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë shprehu shqetësim për deklarimet e zyrtarëve të EULEX në lidhje me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
 
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë shprehu shqetësim për deklarimet e zyrtarëve të EULEX në lidhje me funksionimin e institucioneve të drejtësisë, në pjesën veriore të Kosovës e cila administrohet nga strukturat paralele serbe dhe vet Serbia.

Sipas KMDLNJ-së, deklarimet e fundit të shefit të EULEX-it dhe të zëdhënësit të këtij misioni në lidhje me funksionimin e gjykatës në veri shtojnë edhe më shumë paqartësinë rreth përgjegjësive dhe kompetencave të këtij Misioni.

Këto deklarime, sipas KMDLNj janë shprehje e veprimeve sipas standardeve të dyfishta që zbaton misioni i sundimit të ligjit EULEX.

Sipas këtij Këshilli zbatimi i ligjit është ngushtë i lidhur me funksionimin unik të institucioneve të drejtësisë. “Nëse EULEX ka kompetenca ekzekutive në këtë fushë atëherë ato duhet të vlejnë për tërë territorin e Kosovës. Në të kundërtën EULEX është duke humbur legjitimitetin ekzekutiv në këtë fushë”, potencohet në reagim.

KMDLNJ më tej thekon se EULEX-i në bazë të veprimeve, për çdo ditë është duke dhënë sinjale mbi standardet e dyfishta që po i zbaton në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)