12 Maj 2024

KMDLNJ: Mos të paragjykohen ata që e bënë krimin në Talinoc

Prishtinë, 9 korrik - Vrasja e çiftit Milorad Jevtiq dhe Liljana Jevtiq në Talinoc të Muhaxherëve ka shqetësuar serbët që jetojnë aty si dhe fqinjtë shqiptarë.
 
Reagimi i institucioneve në dënimin e këtij krimi të shëmtuar, qoftë në nivelin lokal apo qendror ishte i menjëhershëm. U shtuan edhe masat e sigurisë përmes pranisë së Policisë së Kosovës në këtë lagje.

KMDLNJ e dënon këtë vrasje duke e konsideruar si një akt kriminal të paskrupullt ndaj qytetarëve që janë kthyer të jetojnë të shtëpitë dhe pronat e tyre.

KMDLNj kërkon dhe shpreson që organet e hetuesisë shpejt do t’i kapin ata që e bënë këtë krim të tmerrshëm dhe se organet e drejtësisë do t’ua japin dënimin e merituar.

Në fakt, KMDLNJ duke u mbështetur në informatat nga terreni mëson se bëhet fjalë për një ekzekutim klasik dhe se të ndjerët janë vrarë nga afërsia dhe me nga një plumb. Është bërë si rregull që në çdo rast kur viktimat janë joshqiptarë , ende pa përfunduar hetimet paragjykohen se kryesit e krimit janë shqiptarë.

Paragjykimi për përgjegjësit e krimeve janë të dëmshme dhe të rrezikshme, si për ata që i bëjnë hetimet ashtu edhe bashkëkombësit e viktimave. Duket se kjo bëhet për qëllime të caktuara për të shkaktuar huti dhe panik.

Efekti i këtij akti kriminal në Talinoc është që të shpërngulen serbët e kthyer dhe të fajësohen shqiptarët ende pa përfunduar hetimet.

KMDLNJ e vlerëson si shumë të dobishme dhe inkurajueses për banorët vizitën në këtë lagje të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, ministrit Rashiq dhe kryetarit të Ferizajit, Aliu.

KMDLNJ ka bashkëpunuar me të ndjerin Milorad Jevtiq në procesin e kthimit të personave të zhvendosur brenda vendit dhe konstaton se ky ka qenë i pranueshëm për të dyja palët, serbët dhe shqiptarët prandaj nuk beson në motivin etnik të këtij krimi. Duke e dënuar krimin KMDLNJ kërkon të pritet përfundimi i hetimeve dhe fjala e organeve të drejtësisë.

Deri atëherë duhet të përmbahemi nga gjykimet dhe vlerësimet për vrasësit e mundshëm. Krimi është krim dhe kriminelët janë kriminelë. Ndërkaq krimi ndaj çiftit Jevtiq është shumë i rëndë dhe si i tillë është gjykuar nga të gjithë, thekson KMDLNJ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)