15 Maj 2024

KMDLNJ: Luftojeni krimin me zbatim të ligjit e jo me retorikë

Prishtinë, 19 shtator - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë e dënon ashpër sulmin e armatosur afër fshatit Ballaban të komunës së Zveçanit me ç’rast ka vdekur në spitalin në Veri të Mitrovicës polici i EULEX-it nga Lituania me iniciale A.S.

”Nuk është ky sulmi i parë që ka ndodhur në Veri por është sulm që ka përfunduar me fatalitet”.

KMDLNj edhe më herët ka bërë me dije se krimi i organizuar është kundër stabilizimit të gjendjes dhe nuk ka asnjë dyshim se edhe ky polic është vrarë nga krimi i organizuar, thuhet në njoftim.

Sipas KMDLNj duket se cak i sulmit kanë qenë zyrtarët doganor në përpjekje për t’i penguar të kryejnë punën e tyre.

KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe arrestimin si dhe vënien para drejtësisë të atyre që e kanë kryer krimin, që e kanë urdhëruar atë por edhe atyre që nuk kanë marrë masa parandaluese.

”Sulmi ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë është sulm ndaj institucioneve të Kosovës dhe si i tillë duhet të trajtohet. Qartësisht ky është një akt terrorist i krimit të organizuar multietnik për përfitime materiale me biznese të pista, kontrabandim të mallrave, narkotikëve si dhe trafikim me qenie njerëzore”, thuhet në njoftim.

Mosfunksionimi i shtetit të Kosovës, tolerimi i kriminelëve të gjitha profileve nga ndërkombëtarët ka shërbyer si infuzion për forcimin e aktiviteteve kriminale.

KMDLNj kërkon nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendore që me vendosshmëri të përballen me krimin e organizuar në Veri të Kosovës por edhe në pjesët e tjera të Kosovës. Përfundimisht Kosova është e vërshuar nga krimi dhe kriminelët dhe mosndëshkueshmëria e tyre vetëm sa do ta forcojë këtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)