02 Maj 2024

KMDLNJ: I papranueshëm reagimi i serbëve në Veri

Prishtinë, 17 gusht - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur të papranueshëm reagimin e serbëve të fshatit Prilluzhë, të cilët, siç thuhet, me arsyetime banale tentojnë të bllokojnë ndërtimin e urës në këtë zonë.

“Arsyetimi i serbëve se ndërtimi i urës kërcënon sigurinë e tyre, është arsyetim tashmë i përdorur dhe i shterur në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Dy ditë më parë, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Byler, u ka thënë serbëve të Prilluzhës se ndërtimi i urës është “realitet”, i cili do të realizohet, pavarësisht kundërshtimeve të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)