15 Maj 2024

Kimisioni diskuton mbikëqyrjen e procesit të gradimit të Policisë

Prishtinë, 20 shtator - Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, u shprehën shqetësime lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të misionit të BE-së në Kosovë, EULEX-it,  në pjesën veriore të Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, duke shprehur indinjatë të thellë për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it, në pjesën veriore të Mitrovicës, tha se ky është një rast terrorist,  i drejtuar ndaj organeve të sigurisë, në këtë rast ndaj EULEX-it, si dhe ndaj institucioneve të Kosovës.

U kërkua që të shtohet angazhim nga mekanizma të sigurisë,  në mënyrë që të mos përsëritet një gjë e tillë.

Po ashtu, u përmend edhe fakti se Kosova po hyn në fazën zgjedhore, andaj u theksua se është e nevojshme që të shtohet siguri më e lartë në mënyrë që këto zgjedhje të kalojnë sa më qetë.

Tutje, anëtarët e komisionit diskutuan edhe për mbikëqyrjen e procesit të gradimit të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast kryesuesi i grupit të punës, Rexhep Selimi, kërkoi që ky grup pune të mbikëqyrë procesin në të gjitha gradat e Policisë së Kosovës, propozim i cili u mbështet nga anëtarët e komisionit.

Në vijim të takimit u diskutua edhe për çështjen e zjarrfikësve në Kosovë, çështje të cilën e ngriti anëtari i komisionit Fatmir Xhelili, duke e theksuar faktin se kjo kategori është e neglizhuar.

U kërkua që kësaj strukture t’iu garantohen të drejtat me bazë ligjore dhe për këtë çështje anëtarët e komisionit u dakorduan që të ftojnë në komisionin përfaqësues të Agjensisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Krejtësisht në fund, anëtarët e komisionit diskutuan lidhur me vizitën studimore, e cila do të realizohet nga data 22-26 shtator 2013, në Lubjanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)