02 Maj 2024

KGJK emëron kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës

Prishtinë, 23 nëntor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën kryesinë e Kryesuesit Enver Peci mbajti  mbledhjen e  radhës në të cilën emëroj kryetarët e Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës me përjashtim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Kryetar të  Gjykatës Themelore në Prishtinë, Këshilli emëroi Albert Zogaj aktualisht gjykatës në Gjykatën Komunale në Prishtinë.

Kryetar të  Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha aktualisht kryetar në Gjykatën e Qarkut në Prizren.

Kryetar të  Gjykatës Themelore në Gjilan Zyhdi Haziri aktualisht kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan\'

Kryetar të  Gjykatës Themelore në Pejë znj. Elmaze Syka aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pejë.

Kryetar të  Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni aktualisht kryetar në Gjykatën Komunale në Ferizaj.

Kryetar të  Gjykatës Themelore në Gjakovë Vaton Durguti aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)