05 Maj 2024

KFOR vendos pikë të re kontrolli në afërsi të Jarinjes

Prishtinë, 9 nëntor - Sot në mëngjes KFOR-i ka bërë të ditur së ka vendosur një pikë të re kontrolli të automjeteve në jug të Portës 1 në afërsi të Jarinjes në mbështetje të EULEX-it.

Në të njëjtën kohë sipas KFOR-it rruga dytësore e Portës 1 në perëndim të lumit Ibër është bllokuar.

Së bashku me EULEX-in, KFOR-i filloi operacionin për të parandaluar përdorimin e rrugës dytësore në perëndim të lumit Ibër për kalime të paautorizuara kufitare dhe për të kontrolluar trafikun në Pikën e re të Kontrollit të Automjeteve. Vendkalimi në vijën Administrative Kufitare në Jarinje, Porta 1 është teknikisht operacional dhe i gatshëm për përdorim.

"KFOR-i mund të konfirmojë përdorimin e izoluar të gazit jovdekjeprurës për të ndaluar dy kamionë nga rrezikimi i parametrave të sigurisë së pikes së re për kontrollimin e automjeteve, duke përfshirë personelin e KFOR-it dhe EULEX-it në pikën e re të kontrollimit të automjeteve sot rreth orës 04:00 të mëngjesit."

Përdorimi i gazit jovdekjeprurës nga KFOR-i ishte i shkurtër, i izoluar dhe i justifikuar.

Misioni i KFOR-it është për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe për të siguruar liri të lëvizjes. Ky operacion është në përputhshmëri të plotë me kornizën e punës së misionit të KFOR-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)