29 Prill 2024

KFOR vazhdon të përkrahë EULEX në kërkim të kriminielëve

Prishtinë, 2 shtator - Tani tre ditë me radhë, KFOR-i është duke përkrahur EULEX-in në hetimet e krimeve të kryera gjatë javëve të fundit dhe duke kërkuar të dyshuarit që supozohet të jenë të përfshirë në këto aktivitete kriminale, sidomos vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, të vrarë më 26 korrik në rajonin e Zubin Potokut.

KFOR-i ka zbarkuar njësite përforcuese në Zupç dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’iu ofrojë hetuesve dhe policëve të EULEX-it një ambient të qetë dhe të sigurt për të kryer punën e tyre.

Ushtarët më tej do të mbrojnë popullatën paqësore nga dorasit dhe radikalët, të cilët janë përgjegjës për trazira dhe krimet e kryera.

Kërkimi do të vazhdojë derisa personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, në mënyrë që në mbarë Kosovën të sigurohet rendi dhe ligji.

KFOR-i iu drejtohet të gjithë njerëzve të ndershëm dhe paqësorë të bashkëpunojnë me hetuesit e EULEX-it dhe ushtarët që interesohen për sigurinë dhe rendin publik.

Nga njerëzit në veri kërkohet që të mbështesin forcat e sigurisë duke i informuar ata për vendndodhjen e vrasësve të pretenduar dhe kriminelëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)