29 Prill 2024

KFOR vazhdon misionin në Kosovë

Bruksel, 18 janar - Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakort se përparimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po shfaq optimizëm dhe kanë premtuar vazhdimin e punës në vendosjen e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

"Përparimi konkret në dialog dhe zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit japin optimizëm”, ka deklaruar gjenerali Knud Bartels, shef i Komitetit ushtarak të NATO-s, në konferencën me gazetarë pas takimit dyditor të Këshillit Ministror.

Ai ka thënë gjithashtu se KFOR-i do të vazhdojë që ta kryejë misionin e tij në Kosovë, duke hedhur poshtë kështu edhe spekulimet për tërheqjen e një pjese të kontingjentit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)