03 Maj 2024

KFOR nuk e toleron dhunën e serbëve në veri

Prishtinë, 28 mars - KFOR-i u ka tërhequr vërejtjen serbëve në veri të Mitrovicës se nuk do të toleroj dhunën. Nëpërmjet një kumtese, Grupi i Betejës-Lindje ka ftuar të gjitha palët për përmbajtje.

“KFOR-i therret per permbajtje nga te gjitha palet te perfshira ne proteste rreth pritjes se vendimit te gjyqit ne Mitrovice. Derisa KFOR-i synon te mbaje ambient te qete dhe te sigurte ku dialogu inkurajohet, nuk do te tolerohen aktet e dhunshme”, thuhet në komunikate.

KFOR-i therret te gjithe lideret ne cdo nivel qe te therrasin dhe te ushtrojne permbajtje, qe te lejohet qe procesi legale te vazhdoje ne rruge te tij, dhe te respektohet rezutati i tij.

Nga ana e tyre edhe, Misioni i EULEX-it ka vendosur të shtyjë shpalljen e aktgjykimit ndaj gjashtë serbëve, ndër njëri me emër e mbiemër shqiptar, të dyshuar për vepra penale gjatë trazirave të marsit të vitit 2008 në Mitrovicë gjatë pushtimit të Gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeleviç e ka bërë këtë njoftim për mediet serbe.

Sot rreth orës shtatë të mëngjesit një grup serbësh patën bllokuar ndërtesën Gjykatës themelore kanë penguar gjyqtarët e EULEX-it të hyjnë në gjykatë. Serbët me eskavatorë e kamionë kanë bllokuar Gjyqin në Mitrovicë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)