02 Maj 2024

KFOR: Nuk e kemi në plan ta mbyllim “Bondsteelin”

Prishtinë, 7 maj - KFOR-i ka mohuar publikimet e bëra në disa media kosovare për mbylljen e kampit të Bondsteelit nga amerikanët.

Në një deklaratë për shtyp KFOR-i ka theksuar se publikimet në media janë të pavërteta dhe të pabaza.

“Kampi ushtarak “Bondsteel” do të mbetet i hapur gjatë tërë kohës me strukturën e tanishme”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Gjithashtu aty thuhet se më 4 maj 2011, mediat kanë cituar gazetën serbe “Vesti”, të publikuar në Gjermani, se forcat turke do të mund të përdornin kampin amerikan “Bondsteel” pas tërheqjes së forcave amerikane nga ky kamp ushtarak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)