28 Prill 2024

KFOR: Nuk duam kushtëzime për lirinë e lëvizjes

Prishtinë, 1 nëntor - Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se korsitë e hapura në Mitrovicë dhe Leposaviq, të cilat çojnë drejt vendkalimit kufitar në Jarinë, nuk janë hapur sa duhet për kalimin e automjeteve të rënda.

Kur rrugët përdrejt pikës kufitare të Jarinjes në veri të Kosovës, ende mbeten të bllokuara nga barrikadat serbe, të vendosura pas mbërritjes së Policisë kosovare për vendosjen e autoritetit të shtetit në veri, forcat paqeruajtëse të KFOR-it apelojnë për heqjen e tyre.

Zëdhënësi i KFOR-it Frank Martin në një prononcim për Radion Evropa e Lirë bëri me dije se edhe pse janë hapur disa korsi në rrugët e Mitrovicës dhe Leposaviçit, që të çojnë përdrejt Jarinjes, ato nuk mjaftojnë pasi kushtëzojnë kalimin e automjeteve të rënda.

”Kjo do të thotë se KFOR-i nuk do të mund t\'i furnizojë apo bartë trupat në ato pjesë. Ne kemi nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë”, tha Martin.

Barrikadat serbe të vendosura përkundër vendosjes së doganierëve kosovarë në pikat e kalimit kufitar në Jarinë e Bërnjak, vijojnë të mbeten ende, duke penguar lëvizjen e lirë përdrejt kufirit verior të Kosovës, në kufi me Serbinë.

Pak ditë më parë, serbët i kanë dhënë lejen e lëvizjes vetëm forcave të KFOR-it, duke mos lejuar EULEX-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)