29 Prill 2024

KFOR niset për heqjen e barrikadave tjera

Prishtinë, 21 tetor - Misioni i forcave ushtarake të NATO-së në Kosovë KFOR pritet të vazhdojnë aksionin për heqjen e barrikadave tjera në veriun e Kosovës. 

Mediat serbe kanë raportuar se dy mjete ushtarake transportuese të pajisura me topa të ujit janë nisur drejt fshatit Çabër, drejt Jagnjenicës, për të shpërndarë turmat pranë barrikadave dhe për të hequr ato.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës së ZubinPotokut, Slavisha Ristiq, i cili theksoi se ka informacione për operacionin që mund të nis nga KFOR.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs  sot i bëri me dije serbëve të tubuar në barrikadën në Zupç se sipas Rezolutës 1244, KFOR është i obliguar që të sigurojë lëvizjen e lirë në Kosovë dhe se këtë do ta bëjnë. 

Drevs tha se nuk ka asgjë kundër që qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore, por sipas tij ,KFOR është i obliguar që të sigurojë lëvizjen e lirë edhe për misionin e EULEX.

Ndërkohë, trupat e KFOR-it sot kanë hequr një barrikadë në Zupç në rrugën që lidh me fshatin Kushtovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e zëdhënësit të KFOR-it, Uve Novicki, i cili theksoi se heqjen e kësaj barrikade është mundësuar lëvizja e lirë me fshatin e banuar me shqiptarë Kushtovë.

Mirëpo, pas heqjes së kësaj barrikade, serbët kanë forcuar një barrikadë tjetër që konsiderohet si kryesore.  Forcat e KFOR-it janë në distancë prej 300 metrave dhe po vazhdon rigrupimi i tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)