11 Maj 2024

KFOR mund të reduktojë forcat, nëse dialogu ecën mirë

Prishtinë, 16 nëntor - Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Volker Halbauer, thotë se pas fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, ekziston mundësia e reduktimit të mëtejm të trupave të KFOR-it, nëse dialogu zhvillohet pozitivisht.

Në një intervistë për radion gjermane, Deutsche Welle, gjenerali, Halbauer, flet për mungesën e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, mirëpo, ai shpreson se kjo cështje do të diskutohet në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ajo që ka rëndësi tani është që në vazhdimin e dialogut politik të diskutohet edhe kjo problematikë. Unë jam përgjegjës për një mjedis të sigurt dhe të qendrueshëm. Unë nuk mbaj përgjegjësi për vendosjen e ligjit dhe rendit. Kjo është detyrë e misionit Eulex në bashkëpunim me policinë kosovare, e pranishme edhe në veri të vendit”, thotë gjenerali Volker Halbauer.

Ai thotë se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare në dialogun Prishtinë-Beograd, pa japin fryte.

“Fakti që dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiq javët e kaluara janë takuar dy herë tregon se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare kanë efekt pozitiv. Bisedimet kanë filluar, janë iniciuar grupe pune, dhe pritet së shpejti të shihen veprime konkrete, të cilat e mbështesin këtë dialog.\"

\"Unë shpresoj shumë që politikanët në Beograd dhe Prishtinë të mund të krijojnë raporte të tilla që njerëzit në veri të Kosovës të besojnë në një të ardhme më të mire”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali, Volker Halbauer

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)