04 Maj 2024

KFOR: Lëvizja e kufizuar në veri është e papranueshme

Prishtinë, 8 dhjetor - KFOR-i përmes një njoftimi për media ka përsëritur përmes se lëvizja e kufizuar në veri të Kosovës është e papranueshme.

KFOR ka mirëpritur heqjen e barrikadave në rrugë në luginën e Zubin Potokut nga serbët, por ka kërkuar që të hiqen pengesat edhe për EULEX-in.

“Liria e pakushtëzuar pa diskutim përfshin edhe EULEX-in”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, në të cilin thuhet se nuk do të tolerohet dhuna.

“Përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Në veçanti: sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme. Liria e kushtëzuar e lëvizjes nuk është dhe nuk mund të jetë e negociueshme”, thuhet në njoftimin për mediat të KFOR-it.

Misioni i KFOR-it është mekanizmi i vetëm ndërkombëtar që është përfshirë në bisedime me serbët lokalë për heqjen e barrikadave në veri, të vendosura nga serbët gjatë verës, në kundërshtim të shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)