26 Prill 2024

KFOR lejon kamionët e Kryqit të kuq në Bërnjak

Prishtinë, 5 gusht - Pjesëtarë të KFOR-it francez, austriak dhe maroken kanë ndaluar hyrjen e çdo kamioni apo makine në pikën kufitare 31 në Bërnjak.

Ndërkohë, 5 kamionë të Kryqit të Kuq të Serbisë kanë hyrë të enjten në pikën kufitare 1, në Jarinje.

Ata janë ndaluar për një kontroll prej 15 minutash, dhe më pas kanë vijuar rrugën. Në to ka pasur 75 tonë me “ndihma humanitare”.

Vaj, miell, sheqer dhe produkte për fëmijë janë dërguan në Mitrovicën veriore, dhe më pas do të shpërndahen në krejt veriun. Hyrja vjen pas marrëveshjes se KFOR-it me përfaqësuesit serbë.

Kamionët me rreth 75 tonë mallra ushqimore ishin nga rezervat shtetërore të Serbisë dhe hynë pasdite në veriun e Kosovës, njoftuan mediat serbe.

Ato kanë hyrë nëpërmjet pikës kufitare në Jarinjë. Vendimi për dërgimin e kësaj ndihme u mor nga qeveria e Serbisë.

Ndërkohë, gjatë paradites të së enjtes, një karvan me ushtarë të KFOR-it dhe i shoqëruar nga forca të policisë së Kosovës kanë kaluar barrikadat në veri të Kosovës.

Ato kanë kaluar nëpërmjet Zveçanit dhe Zhitkovcit për në pjesën më veriore të vendit, pasi ishin nisur nga pjesa jugore e Mitrovicës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)