28 Prill 2024

KFOR largon edhe një barrikadë në drejtim të Zubin Potokut

Prishtinë, 24 gusht - Forcat paqeruajtëse të NATO-s, larguan mbrëmë një barrikadë që ndodhej në rrugën që lidhë Mitrovicën me komunën e Zubin Potokut, një komunë me shumicë serbe në veri. 
 
Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowitzki tha se KFOR-i përmbylli aksionin duke i dhënë kohë banorëve lokalë që të mendojnë se a do të lejojnë liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë, duke përfshirë edhe EULEX-in.

Ai shtoi se mbetet të shihet se a do të lejohet sot liria e lëvizjes për EULEX-in nëpër fshatin Zupç.

Në një njoftim të EULEX-it, thuhet se operacioni ishte në funksion “të sigurimit të qasjes së policëve të EULEX-it në stacionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, në mënyrë që ata të kryejnë detyrat e tyre.

Operacioni, ku janë përfshirë EULEX-i dhe KFORI, u zhvillua afër fshatit Zupç, rrugës për në Zubin Potok ku një grup i vogël kriminel është duke e penguar lirinë e qasjes”, thuhet në njoftim.

Përfaqësues të serbëve ndërkaq, akuzuan KFOR-in për nxitje të trazirave dhe qëndrim që nuk përkon me mandatin e tij.

Me herët gjatë ditës, përfaqësuesit e qeverisë serbe akuzuan forcat e NATO-s në veri të Kosovës për siç thuhet, pengimin e lëvizjes së mallrave nëpërmjet bllokimit të rrugëve dytësore që lidhin Kosovën me Serbinë.

Forcat e KFOR-it tashmë një kohë të gjatë nuk po lejojnë shfrytëzimin e rrugëve dytësore përreth vendkalimeve kufitare zyrtare në veri të Kosovës, të cilat ishin hapur nga serbët për të shmangur lëvizjen nëpër vendkalimet zyrtare, meqë nuk duan të paguajnë taksat që shkojnë në buxhetin e Kosovës.

Zyrtarë të NATO-s i kanë cilësuar të pavërteta pohimet e serbëve në veri, por edhe në Beograd, sipas të cilëve me veprimet e tij, KFOR-i po pengon furnizimin e qytetarëve në veri. Zyrtarë të NATO-s thanë se hyrja në Kosovë mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet vendkalimeve kufitare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)