29 Prill 2024

KFOR largon barrikadat dhe vendosë pika të kontrollit

Prishtinë, 20 tetor -  Sot në mëngjes, EULEX-i dhe KFOR-i  filluan një operacion të përbashkët për rivendosjen e lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës. Barrikadat u larguan dhe u vendosën pika të kontrollit për automjete dhe postblloqe. Këto veprime janë ndërmarrë afër Pikëkalimit 31 si dhe në zonën e Zubin Potokut.

Qëllimi i përgjithshëm është që të përmirësohet gjendja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës. EULEX-i i ndaloi për një kohë të shkurtër disa persona afër Pikëkalimit 31, por ata u liruan më vonë. Janë shënuar disa incidente të vogla.

EULEX-i kërkon nga qytetarët ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë sundimin e ligjit.  Këtë e presin të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)