11 Maj 2024

KFOR-i përmirëson lirinë e lëvizjes në Zubin Potok

Zubin Potok, 10 shtator - Nesër KFOR-i do të kryejë një operacion të largimit të rrëshqitjes së dheut në afërsi të Zubin Potokut, në rrugën e njohur si “CHICKEN”.

Qëllimi i këtij operacioni, i cili do të zgjasë rreth dy javë, është largimi i rrëshqitjes së dheut nga rruga në mënyrë që të përmirësohet liria e lëvizjes jo vetëm për KFOR-in por edhe për organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzit në Kosovë.

Heqja e rrëshqitjes së dheut do të përfshijë përdorimin e makinerive të rënda ushtarake, e cila mund të jetë e rrezikshme për njerëzit të cilët afrohen apo janë duke qëndruar në zonën ku punët janë duke u kryer.

Për këtë arsye, Policia e Kosovës do të asistojë për të ofruar siguri për qytetarët.

Misioni i KFOR-it është të kontribuojë për një mjedis të qetë e të sigurtë si dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me maturi dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje të plotë me mandatin tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)