28 Prill 2024

KFOR i përgatitur të veprojë nëse rrezikohet stabiliteti

Prishtinë, 19 prill -  Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

“Ristuccia, komandant i misionit KFOR, u takua me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm Mircea Geoana, për të diskutuar përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe aktivitetet e KFOR-it për të zbatuar mandatin e OKB-së dhe mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, njofton KFOR-i përmes një postimi në Twitter.

KFOR njofton, se Ristuccia, iu drejtua gjithashtu edhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, duke theksuar se KFOR-i është plotësisht i përgatitur të veprojë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)