30 Prill 2024

KFOR-i një histori e suksesit për suksesin e Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Në prag të ditës kur trupat e NATO-së hynë në Kosovë në vitin 1999, në bazë të parimeve të caktuara në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, KFOR-i përkujton ushtarët e rënë të misionit të KFOR-it.

Kanë kaluar 15 vite që nga fillimi i misionit të KFOR-it në Kosovë kur afër 55.000 ushtarë të 36 vendeve kishin zbarkuar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe për të sjellur paqe në vend.

Mijëra ushtarë gjatë viteve kanë ardhur dhe shkuar në këtë mision, duke kontribuar me angazhimin e tyre, përkushtimin, profesionalizmin dhe entuziazmin për të bërë këtë pjesë të Ballkanit një vend më të mirë, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar institucionet të rriten në emër e demokracisë dhe pluralizmit.

KFOR-i ka mbetur besnik parimit themeltar, i paanshëm, i baraspeshuar, por edhe i frymëzuar nga vlerat e demokracisë dhe dialogut.
 
Ne mund të themi se gjendja sot është përmirësuar shumë në krahasim me vitin 1999: siguria është ofruar për të gjithë qytetarët duke lënë mënjanë përkatësinë etnike, bindjet fetare, dhe gjuhën.

Institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës janë rritur në atë nivel që sot siguria publike është siguruar nga Policia e Kosovës për të cilën të gjithë qytetarët pa dallim e shohin me admirim dhe e konsiderojnë një pikë të fortë referimi: në këtë askpekt, KFOR-i, si reagues i tretë, në përputhje me mandatin origjinal të vendosur me Rezolutën 1244, është ende i gatshme për të ndërhyrë vetëm kur situata përkeqësohet.

Një dëshmi e kohëve të fundit e këtij përmirësimi të dukshëm dhe substancial ishin zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 10 qershor, të organizuara në mënyrë paqësore dhe pa incidente festive: kjo ngjarje shënoi një moment historik në historinë e Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në procesin demokratik si shenjë e pjekurisë së arritur nga njerëzit dhe nga të gjitha institucionet.

Policia e Kosovës ka luajtur një rol qendror me profesionalizmin, efikasitetin dhe efektivitetin e demonstruar për të siguruar një kornzë të nevojshme të sigurisë dhe organizim të qetë të zgjedhjeve, si në anën jugore të lumit Ibër ashtu edhe në anën veriore.

Dialogu konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e të gjithë aktorëve të skenës ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara me Misionin e UNMIK-ut, Bashkimit Evropian, EULEX-it dhe OSBE-së, ambasadorëve në Kosovë, me këmbim të rrjedhshëm të informacionit të frytshëm me shefat e Mbrojtjes së vendeve fqinje dhe mbështetjen e konsiderueshme të KFOR-it ka dhënë frytet e veta.

Për të përmbledhur, 5.500 ushtarët e 30 kombeve që përbëjnë kontigjentin shumëkombësh të KFOR-it sot janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.

Dhjetë herë më pak forca se sa në të kaluarën do të thotë 10 herë siguri më të madhe se sa në vitin 1999: \"KFOR-i një histori e suksesit për suksesin e Kosovës.\"

Në këtë kontekst, me një ceremoni solemne me rastin e 15 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, do të kujtojmë 136 ushtarët e KFOR-it nga 16 vendeve që kanë dhënë jetën e tyre për kauzën e lirisë, paqes për një Kosovë më të mirë, për një Evropë më të mirë, për një botë më të mirë për të gjithë qytetarët të cilët tani mund të jetojnë në një mjedis të sigurt, pa dallim race, gjuhe, etnie apo besimi fetar.

Gjeneralmajor Salvatore Farina, Komandant i KFOR-it, me këtë ceremoni të thjeshtë por solemne, së bashku me të gjithë burrat dhe gratë e KFOR-it, donë që të gjithë të kujtojnë turmat e panumërta të ushtarëve të të gjitha kombeve që paraprinë proceset këtu.

Fara që është hedhur me punën e tyre, përkushtimin dhe nganjëherë me sakrificën më të madhe, ka dhënë frytet që kemi mbledhur sot: ato të paqes, lirisë, pluralizmit dhe demokracisë, \"Më shumë së bashku\" për të ardhmen e Kosovës.