29 Prill 2024

KFOR-i nis heqjen e barrikadave të serbëve

Mitrovicë, 20 tetor - Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR sot rreth orës 5:30 të mëngjesit ka filluar operacionin për heqjen e barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.

Tashmë janë hequr barrikadat e para, kurse KFOR-i ka përdorur edhe gazin lotësjellës për shpërndarjen e qytetarëve serbë të cilët kanë provuar ta pengojnë aksionin.

Aksioni i KFOR-it vjen pasi nuk u arrit marrëveshja me strukturat paralele për hejen e barrikadave nga vetë serbët.

Aksioni i KFOR-it po mbështetet edhe nga helikopterë ushtarak të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri, ndërkohë që është larguar barrikada afët Zupçit dhe në Jagnenicë.

Sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it i kanë larguar kamionët e vendosur në rrugë nga ana e ektremistëve serbë.

Edhe pse menjëherë pasi kanë kuptuar për fillimin e aksionit në Zupç janë tubuar rreth 100 serbë, nuk ka pasur përkeqësim të situatës dhe deri tani nuk është shënuar ndonjë incident.

KFOR-i i disa herë ju ka bërë apel serbëve të tubuar të shpërndahen dhe mos të qëndrojnë në rrugë për të penguar aksionin, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të ndërhyjë me forcë.

Ndërkohë, në bisedimet ndërmjet përfaqësuesve të serbëve në veri dhe përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it nuk u arrit dot një marrëveshje për heqjen e barrikadave.

Takimi që u mbajt të mërkurën dështoi për shkak të kërkesave të serbëve me të cilat duket se nuk u pajtuan përfaqësuesit e KFOR-it. Serbët u shprehën të gatshëm t’i largojnë barrikadat, por me kusht që shfrytëzimi i rrugëve të bëhet në mënyrë selektive.

Ndërkaq Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka dërguar një letër për serbët e Kosovës, ku i fton ata që të shmangin dhunën.

Kjo letër, e kthyer në një debat në mediat serbe ditët e fundit, nuk ka qenë publike dhe u është dërguar serbëve të Kosovës në mënyrë private.

Megjithatë, sipas disa burimeve, Tadic ka ftuar serbët që të gjendet një zgjidhje me KFOR-in në mënyrë që të kalohet problemi dhe zonat ku janë barrikadat të bëhen të qarkullueshme.

Sipas letrës së presidentit serb, duhet lejuar që KFOR-i të qarkullojë në veri pasi Serbia qëndron prapa tyre politikisht dhe financiarisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)