18 Maj 2024

KFOR-i në mbështetje të procesit zgjedhor

Prishtinë, 2 dhjetor - Dita e zgjedhjeve më 1 dhjetor ishte e qetë dhe u menaxhua mirë nga të gjithë akterët e përfshirë. KFOR-i kontribuoi si reagues i tretë për siguri në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në mbarë Kosovën, me një fokus të veçantë në veri.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Salvatore Farina, përgëzon të gjitha palët e interesuara dhe qytetarët për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve komunale, një arritje kjo e rëndësishme demokratike.

Komandanti i KFOR-it, dëshiron të falënderojë të gjithë ofruesit e sigurisë për bashkërendimin e tyre dhe bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm gjatë planifikimit dhe zbatimit të operacioneve lidhur me zgjedhjet.

Komandanti i KFOR-it falënderon Policinë e Kosovës për përmbushjen profesionale të rolit të saj si reaguesi i parë dhe EULEX-in si reaguesi i dytë. Komandanti i KFOR-it gjithashtu përgëzon OSBE-në për arritjen e objektivave të misionit të saj dhe për mundësimin e procesit demokratik.

Operacioni i sigurisë gjatë procesit zgjedhor mbetet një storie e suksesit për KFOR-in dhe organizatat ndërkombëtare dhe lokale të sigurisë në Kosovë.

NATO-ja dhe KFOR-i do të vazhdojë punën për të ofruar një ambient të sigurt dhe mundësimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe do të mbështet përparimin drejt implementimit të marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit, brenda aftësive të saj në kuadër të mandatit të ofruar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ashtu siç kemi vepruar në të kaluarën, KFOR-i do të vazhdojë që me maturi, vendosmëri dhe në mënyrë të paanshme të mbështet një Kosovë të qetë, stabile dhe shumetnike, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)