25 Prill 2024

KFOR-i mbetet i përkushtuar për të ruajtur sigurinë në Kosovë

Prishtinë, 2 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të Republikës së Kosovës me të gjitha kontigjentet e KFOR-it.

Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu çmoi punën e jashtëzakonshme që ka bërë KFOR-i në Kosovë, si dhe kontributin e drejpërdrejt që po japin ekspertët e KFOR-it për ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së. 

Ndërsa, komandanti Bentler tha se KFOR-i mbetet i përkushtuar për ta siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)