29 Prill 2024

KFOR-i mban ushtrime “Nëpër tërë Kosovën”

Prishtinë, 15 qershor - Një ushtrim i forcave manovruese të KFOR-it do të ndërmirret në rajonin e përgjegjësisë së KFOR-it duke përfshirë kufijtë dhe vijat kufitare nga 16 deri me 18 Qershor 2010. Të gjitha “Battle Grupet” shumëkombëshe nën komandën e KFOR-it do të jenë pjesë e skenarit të trajnimit operativ. 

Ky ushtrim është pjesë e një cikli të trajnimeve që ka për qëllim  të vazhdojë të ngrisë interoperabilitetin e KFOR-it dhe aftësitë për të reaguar  ndaj  çfardo skenari.

Ky ushtrim nuk është përgjigje kundër, ose pregatitje për cfardo situate si të vazhdueshme apo e pritur në Kosovë. 

KFOR-i në mënyrë rutinore ndërmerr ushtrime të përbashkëta  në mënyrë që të tregojë  se KFOR-i është i vendosur dhe i aftë  të  zbarkojë forca në mënyre efektive  kur të jetë e nevojshme  si pjesë e përkushtimit për të parandaluar çfardo dhune ose trazire për të  mbajtë një abient të qetë dhe të sigurtë si dhe liri të lëvizjes.

Të gjitha automjetet do të jenë të shënuara me mbishkrimin “KFOR” dhe të githë ushtarët do të mbajnë bexha të KFOR-it. Qytetarët luten që të jenë të kujdesshëm derisa trupat janë në aksion. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)