29 Prill 2024

KFOR-i kontrollon rrugët në Zubin-Potok

Prishtinë, 19 shtator - Pjesëtarët e KFOR-it duke filluar nga dita e sotme do të kontrollojnë me detaje të gjithë udhëtarët dhe automjetet të cilat  udhëtojnë nga veriu i Mitrovicës drejt Zubin-Potokut.

Ata kanë vendosur një pikë kontrolli pranë fshatit të banuar me shqiptarë, Çabër, ku sot në mëngjes janë mbledhur një numër i madh serbësh.

“Serbët kanë frikë se edhe kjo rrugë do të bllokohet dhe ata do të ndahen nga Mitrovica, ku shumë nga ata shkojnë në shkollë dhe punojnë”, transmetojnë mediat e Beogradit.

Në këtë rajon rrugët janë të bllokuara në shumë vende nga serbët, e më shumë në Zupç në rrugën që e lidh Zubin-Potokun me jugun e Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)