29 Prill 2024

KFOR-i ka plan të veçantë për Veriun, nuk do lejojë dhunë

Prishtinë, 20 shtator - Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, në një konferencë për shtyp deklaroi se KFOR-i ka plane për veriun dhe se nuk do të lejojë asnjë lloj dhune.

\"KFOR-i do të vihet në mbështetje të veprimeve të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe se kjo forcë paqeruajtëse ka plane për veriun që të mos lejohet eskalimi i dhunës atje\", ka theksuar Buhler.

Ai tha se çështja e strukturave paralele mbetet për t\'\'u zgjidhur. ”Ata që bëjnë probleme duhet të arrestohen dhe të dënohen”, ka thënë Buhler në një konferencë për media.

Buhler, i cili e mori detyrën e komandantit të KFOR-it në fillim të këtij muaji, pranoi se situata në veri është më e ndërlikuar por se ajo, sipas tij, ”nuk mund të zgjidhet vetëm me dhunë dhe me forcë ushtarake”.

Gjenerali gjerman tha se me gjithë faktin se gjendja e atjeshme është e komplikuar, zgjidhjet duhet të kërkohen nga politika.

“Sa i përket situatës së sigurisë në veri, ajo është e komplikuar, mirëpo problemet atje nuk mund të zgjidhen vetëm me veprime ushtarake.”

“Unë kërkoj dhe i bëj thirrje politikës që të fillojë dialogun dhe t’i zgjidhë këto çështje. Sa i përket KFOR-it, ne jemi të përkushtuar dhe po punojmë shumë që të ketë situatë më të mirë në veri”, tha komandanti i KFOR-it.

Pavarësisht kësaj, Buhler, tha se KFOR-i ka plan të veçantë operativ dhe se vetëm një alarm i vogël, qoftë ai nga Policia e Kosovës, apo EULEX-i, do të jetë aty pas pak minutash - gjithnjë si reagues i tretë.

Duke folur për reduktimet e prestarëve të KFOR-it, gjenerali gjerman Buhler, tha se kjo nuk do të ndodhë pa u bërë një analizë për situatën e sigurisë.

Ndërsa shkurtohet numri i ushtarëve të KFOR-it, Byhler tha se po vazhdon edhe procesi i bartjes së disa përgjegjësive nga kjo forcë ushtarake te Policia e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)