04 Maj 2024

KFOR-i i thotë popullatës të largojë bllokadat e rrugëve

Prishtinë, 13 tetor - Në emër të KOMKFOR-it, Komandanti i Detashmentit të Përbashkët Regjional të veriut (DPR), Kolonel Hansjöarg Conrad zhvilloj një takim me përfaqësuesit e katër komunave për të diskutuar largimin vullnetarë të bllokadave të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës.

Koloneli Conrad u kishte thënë përfaqësuesëve që ndikimi i këtyre bllokadave në rrugë për opracionet e KFOR-it ka qenë një sfidë që t’i përbushë nevojat e ushtarëve të vetë në aspektin logjistik.

Ai sqaroj se ushtarët në Porta kanë pasur nevoja për furnizime në mënyrë që ta kryejnë misionin e vet.

Duke komnetuar rezultatin e takimit, KOMKFOR-i, Gjeneralmajor Erhard Drews, deklaroj se “jemi duke u dhënë një mundësi popullatës vendore që gjatë këtij vikendi të largojë bllokadat e rrugëve dhe të lejojë lëvizjen e lirë. Jemi të kënaqur me qëllimin e përfaqësuesëve për të larguar bllokadat e rrugëve në mënyrë jo-knfrontuese që u shkon për shtati të gjithëve”.

Misioni i KFOR-it është që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe mundësoj lirinë e lëvizjes për vete dhe për popullatën e Kosovës.

KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me kujdes dhe në mënyrë të pa anshme, në përputhje të plotë me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)