02 Maj 2024

KFOR-i i tërheq vërejtjen Rexhepit

Prishtinë, 19 gusht - Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i është tërhequr vërejta nga ana e KFOR-it për deklaratat e tij të “ashpra” që po bën për pjesën veriore të vendit, më saktësisht për paralajmërimin e banorëve lokalë se shpejt do të fillojë çarmatimi i tyre në atë pjesë të vendit dhe arrestimi i kriminelëve.

Zyrtarët e KFOR-it kanë kërkuar nga ministri Rexhepi që të përmbahet nga deklaratat e “ashpra” për pjesën veriore të vendit, sepse, sipas tyre, këto deklarata vetëm sa po nxisin banorët lokalë dhe po provokohet situata, shkruan gazeta Zëri.

Këtë gjë e ka konfirmuar për gazetën një zyrtar i lartë nga KFOR-i në kushte anonimiteti, sipas të cilit, deklaratat e tilla të ministrit Rexhepi mund të provokojnë serbët në veri të destabilizojnë situatën.

\"Nuk është KFOR-i kundër çarmatimit të personave që mbajnë armë ilegale qofshin ato në veri, apo edhe në pjesë tjera të Kosovës, por meqë situata në veri është ndryshe, duhet të pritet në moment tjetër për të vepruar, e ky moment tani nuk është, thekson burimi.

I kontaktuar nga gazeta, ministri Rexhepi nuk e pranoi se ka marrë kritika të tilla nga KFOR-i, i cili tha shkurt se mes tij e KFOR-it ka marrëdhënie shumë të mira.

“Nuk dua të flas për spekulime të tilla, ne kemi marrëdhënie të mira”, tha shkurt ministri.

Zyrtarisht as KFOR-i nuk e pranon se i ka “kapur veshin” ministrit kosovar . “Nuk mund të komentojmë deklarata të tilla politike. Për sa i përket çarmatimit në veri, e kemi thënë edhe më herët se për momentin nuk është prioritet i yni një aksion i tillë”, u shpreh zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Wihter.

Zëri ka raportuar ditë më parë se ndërkombëtarët kanë siguruar Serbinë se në veri nuk do të ketë trupa të tjera të ardhura nga Prishtina. Por, pavarësisht kësaj, ministri Rexhepi ka thënë se aspak nuk i bëjnë përshtypje këto deklarata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)