29 Prill 2024

KFOR-i i kënaqur me suksesin e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 10shtator  - Ministri i Punëve tëBrendshme, Bajram Rexhepi dhe gjenerali i KFOR-it Erhard Buhler, vlerësuangjendjen e sigurisë si të qetë dhe stabile me trend të përmirësimit tëvazhdueshëm, përkundër disa incidenteve të izoluara në pjesën veriore të vendit,gjatë një takimi që e zhvilluan.

Rexhepi konfirmoigatishmërinë për vazhdimin e marrjes së përgjegjësive nga ana e Policisë sëKosovës, duke shprehur bindjen se tashmë janë ngritur kapacitetet e nevojshmepër ushtrimin e të gjitha përgjegjësive kushtetuese.

Në anën tjetër,gjenerali Buhler theksoi se është i kënaqur me performancën e Policisë sëKosovës në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore, duke shprehurbindjen se procesi i bartjes së përgjegjësive do të vazhdojë me ritëm tënjëjtë.

Ministri Rexhepi dhegjenerali Buhler u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit duke ndjekurqasje gjithëpërfshirëse edhe me akterët tjerë, gjithnjë në funksion të krijimittë një ambienti të qetë dhe të sigurt në mbarë vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)