30 Prill 2024

KFOR-i fillon operacionin e konvojit për furnizim

Prishtinë, 18 tetor - Në orët e vonshme të mëngjesit, rreth orës 10:00 dy konvoje të KFOR-it filluan misionin e tyre për të furnizuar trupat e KFOR-it në portat në Jarinje dhe Bërnjak nëpërmjet rrugës në veri të Kosovës.

Qëllimi i opearcionit të KFOR-it është të testojë lirinë e lëvizjes në përputhshmëri me kërkesën për largimin e barrikadave.

Sipas rezultateve të misionit të rifurnizimit KFOR-i do të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme të duhura.

Misioni i KFOR-it është të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet.

KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë fuqishëm, me kujdes dhe me paanshëmri në pajtueshmëri të plotë me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara.