28 Prill 2024

KFOR-i fillon largimin e barrikadave në Bërnjak

Mitrovicë, 4 nëntor - Trupat e misionit te NATO-së në Kosovë, KFOR-i sot rreth orës 8 të mëngjesit kanë filluar aksionin për largimin e barrikadave të vendosura në magjistralen Ribariq – Zubin-Potok, në rrugën që shkon drejtë pikës kufitare në Bërnjak.
 
Mediat serbe raportojnë se serbët po tentojnë t’i pengojnë në këtë punë. Rreth barikadës është “muri i gjallë” i ushtarëve të KFOR-it.

Ushtarët francezë dhe gjermanë me sharra motorike heqin drunjtë, ndërsa me lopata dheun, derisa serbët me ekskavatorë po hedhin sasi të reja të dheut.

Një numër i vogël i serbëve u përpoqën ta mbrojnë barrikadën e lartë dy metra, por ata u shtynë nga ushtarët e KFOR-it të cilët kanë bërë “mur të gjallë” apo kordon para barrikadave, raporton Tanjug.

Gjatë shtyrjeve mes serbëve dhe ushtarëve, një anëtarë i KFOR-it ka përdorur llak spërkatës.

Para se të fillonte aksione, ushtarët ndërkombëtarë kanë hequr flamurin trengjyrësh serb që ishte i vendosur aty.

Para fillimit të aksionit, ushtarët e KFOR-it kanë larguar flamurin serb të vendosur mbi të.

Por, përsëri serbët po kundërpërgjigjen. Me largimin e njërës, ata po vendosin barrikadën tjetër, pak metra më largë.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews dy ditë më parë në një vizitë pikën kufitare në Bernjak ka paralajmrur serbët se KFOR nuk do t'i kompensoj në demtimin e automjeteve nëse fillon aksionin për largimin e barrikadave

"Në rast të largimit të barrikadave rrugore, automjetet e shtrenjta mund të dëmtohen, dhe ashtu siç i kam paralajmëruar haptas të gjithë, KFOR-i nuk do të kompenzojë asnjë dëm të shkaktuar nga operacionet e largimit të barrikadave, ka theksuar Drews.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)