28 Prill 2024

KFOR-i do veprojë sipas situatës në veri

Prishtinë, 2 nëntor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews e ka bërë të qartë se nëse problemi në veri nuk zgjidhet me anë të dialogut atëherë KFOR-i do të veprojë sipas rrethanave në terren.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, lidhur me situatën në veri të vendit tha se dialogu është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemit në veri.

“Komandanti i KFOR-it e tha dje në mënyrë të qartë se ai dëshiron ta zgjidhë problemin me dialog. Nëse dialogu nuk është i suksesshëm, atëherë ai do të përdorë forma të tjera. Por, për ne, kryesore është që të përdoret dialogu”, tha Novicki.

Ndërkaq, sa i përket situatës së sigurisë në rajonin e Mitrovicës, policia e Kosovës nuk ka regjistruar ndonjë incident që do të rrezikonte sigurinë. Megjithatë, barrikadat mbesin ende nëpër rrugët e veriut, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Lidhur me kthimin e një autokolone të KFOR-it nga ana e serbëve, Novicki tha se nuk ka ndonjë informacion të tillë, por megjithatë, KFOR-i është duke bërë hetime rreth këtij rasti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)