16 Prill 2024

KFOR-i do ta vazhdojë misionin e në bazë të rezolutës 1244

Prishtinë, 11 gusht - KFOR-i do ta vazhdojë misionin e tij në Kosovë në bazë të rezolutës 1244, ka thënë komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s, në Napoli, admirali Mark Fitzgerald i cili po qëndron në Kosovë.

“Kjo është një çështje politike që me siguri do të vendoset në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Drejtimi ynë politik ende mbetet në implementimin e rezolutës 1244 dhe ne do të vazhdojmë me misionin tonë”, është shprehur Fitzgerald.

Pas këtij demonstrimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën e Harilaçit, admirali amerikan ka thënë se çdo përparim i FSK-së dhe i policisë së Kosovës është një hap drejt largimit të KFOR-it nga Kosova.

“Misioni ynë është që FSK-në ta bëjmë me aftësi të plota operacionale. Këto aftësi mendoj se janë të njohura për juve dhe u demonstruan sot këtu. Disa nga këto aftësi ndoshta do të përdoren në operacione paqeruajtëse, kështu që ne nuk e hedhim poshtë këtë mundësi dhe kjo është në dorën e qeverisë  dhe të institucioneve në Kosovë, pra që të vendosin se si ta përdorin atë”, deklaroi Fitzgerald.

“FSK-ja është në gjendje të kontribuojë në misione humanitare nëpër mbarë botën.  Ne tashmë e kemi parë këtë në Shqipëri, ai ishte hapi i parë dhe ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë në këtë drejtim, por gjithçka varet nga institucionet e Kosovës për ta marrë një vendim të tillë”, theksoi Markus Bentler, komandant i KFOR-it.

“Sfida jonë është që forcat e sigurisë të ketë aftësitë e duhura për reagim”, është shprehur Sylejman Selimi, komandant i FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)