19 Maj 2024

KFOR-i: Dita e zgjedhjeve më 23 shkurt në Mitrovicë e qetë

Prishtinë, 23 shkurt - Dita e zgjedhjeve më 23 shkurt në Mitrovicë ka qenë e qetë dhe e zhvilluar shumë mirë nga të gjitha palët e përfshira. Aspektet e sigurisë për zgjedhjet e përsëritura komunale në veri të Mitrovicës janë planifikuar me kujdes dhe bashkërenduar ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Tre ofruesit e sigurisë kanë qenë të pranishëm në afërsi të qendrave të votimit për të garantuar të drejtën e njerëzve për të votuar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Në orët e hershme të mëngjesit, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Salvatore Farina, ka vizituar trupat shumëkombëshe të vendosura në atë zonë dhe shfrytëzoi rastin për të shkëmbyer shkurtimisht mendimet dhe të përshëndesë zyrtarët e Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarët e EULEX-it dhe OSBE-së.

Operacioni i sigurisë gjatë procesit zgjedhor mbetet një histori suksesi për organizatat vendore të sigurisë në Kosovë dhe KFOR-in.

Për këtë arsye komandanti i KFOR-it lavdëron të gjitha palët dhe banorët për kontribuim në zhvillimin e qetë dhe të rregullt të zgjedhjeve të përsëritura: përsëri një arritje e rëndësishme demokratike.

Komandanti i KFOR-it falënderon Policinë e Kosovës për përmbushjen e rolit të saj në mënyrë profesionale si reaguesi i parë dhe EULEX-in si reagues i dytë.

Në të njejtën kohë, komandanti i KFOR-it gjithashtu lavdëron OSBE-në për arritjen e qëllimit të misionit të vet duke bërë të mundur zhvillimin e këtij procesi historik demokratik.

NATO-ja dhe KFOR-i do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe do të mbështesin progresin në drejtim të implementimit të marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ne mënyrën më të mirë, në kuadër të mandatit të dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)