03 Maj 2024

KFOR-i dhe EULEX-i, ushtrim të përbashkët “Shpata e Argjend”

Prishtinë, 17 shtator - Sot, KFOR-i dhe EULEX-i do të kryejnë një ushtrim të përbashkët për kontroll të turmave dhe trazirave në Kampin Vrello e që titullohet “Shpata e Argjend”.

"Qëllimi i këtij ushtrimi është që të ushtrohet zhvendosja e forcave tona brenda kornizës për “Kontroll të Turmave dhe Trazirave” në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-n. KFOR-i dhe EULEX-i, së bashku me Institucionet në Kosovë dhe Prezencën Civile synojnë stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të Evropës, në bazë të mandateve të tyre të caktuara", thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Një program për gazetarë do tu mundësohet mediave të interesuara, përfshirë pikat për vendosej të kamerave dhe gazetarët më sot prej orës 10:00 deri në ora 12:00 në Kampin Vrello.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)