29 Prill 2024

KFOR-i amerikan ka plane për barrikadat

Prishtinë, 10 nëntor - Marrja e barrikadave, por edhe mbyllja e rrugëve alternative në drejtim të veriut të Kosovës është koncept i KFOR-it amerikan.

Strategjia është që me marrjen një nga një të rrugëve alternative që serbët i përdorin do të pamundësojë lëvizjen dhe do të bëjë presion shtesë i cli në një moment do të rezultonte me kërkesën serbëve që të hapen këtë vendkalime e me këtë edhe me heqjen e barrikadave, shkruan sot gazeta ”Blic” e Beogradit.

Në periudhën e ardhshme do të bëhet përpjekje për të marrë barrikadën në Jagnjenicë.

Kjo barrikadë është problem i vazhdueshëm dhe nëse kjo rrugë vihet në kontrollin e KFOR-it dhe të EULEX-it, forcat ndërkombëtare do të kontrollonin qarkullimin ndërmjet Zubin Potokut dhe Mitrovicës.

Kështu, shkruan “Blic” popullata vendëse nuk do të mund ta shfrytëzonte rrugën nga Mali i zi.

Me mbylljen e kësaj rruge KFOR dhe EULEX do të kontrollonin shumë territorin dhe lëvizjen.

Ndryshe, situata thuhet se nëpër barrikada është e qetë, serbët e kanë vazhduar gjatë natës të ashtuquajturën kujdestari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)