06 Maj 2024

KFOR hap pikëkalimin kufitar në Jarinje

Prishtinë, 1 tetor - Ushtarët e KFOR-it kanë hapur sot kanë hapur sot paradite vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Jarinje vetëm për vetura, këmbësorë dhe për automjete me mallra jo-komerciale.
 
Veturat dhe udhëtarët po ndalohen së pari në vendkalim ku legjitimohen nga policia e EULEX-it, më pastaj kryhet kontrolli doganor.

Atyre që po kalojnë në këtë pikë kufitare po u bëhet me dije përmes një njoftimi me shkrim se doganimi mallrave bëhet në vendtakimet e tjera kufitare Kosovë- Serbi e në terminalin e Doganave të Kosovës në jug të Mitrovicës e jo edhe në Jarinje dhe Bërnjakë.

Përmes këtij pamfleti udhëtarët njoftohen se kontrolli doganor në pikat 1 dhe 31 do të fillojë posa të jetë gati infrastruktura e nevojshme për punë normale të doganimit.

Policia e EULEX-it ka bërë të ditur se nuk është e mundur kalimi nga Leshaku në drejtim të Jarinjes për shkak të barrikadës që të premten kanë ngritur pjesëtarët e komunitetit serb.

Ndërkohë, sot ka qarkulluar treni Kraljevë-Zveçan të cilin e kanë kontrolluar pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it. Shumica e udhëtarëve kanë deklaruar për mediat serbe se kontrolli ka qenë korrekt dhe “nuk u ka penguar aspak”..

Dje është shtuar numri i ushtarëve të KFOR-it gjerman në këtë pikë, ndërsa me helikopterë është sjellë edhe mekanizmi për eliminimin e barrikadave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)