04 Maj 2024

KFOR fton qytetarët të përkraheni EULEX-in dhe Policinë e Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt - Incidentet e fundit në pjesën veriore të Kosovës dëshmojnë për nevojën për të ofruar sigurinë e duhur policore dhe publike në vend.

KFOR-i, si një mision i paanshëm, ka besim të plotë në popullatën vendase dhe e di që ky besim është i dyanshëm, thuhet në një kumtesë të zyrës për informim të misionit të KFOR-it.

“I lusim të gjithë që të përkrahin në tërësi punën e rregullt të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe të adresojnë mosmarrëveshjet politike vetëm në mënyrë paqësore. Pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët do të jetë angazhimi për të shmangur gjuhën raciste, agresive dhe nxitëse, siç kemi qenë dëshmitarë më herët gjatë javës”.

KFOR-i dëshiron që të theksojë edhe një herë se mbledhja individuale e armëve ose në grup, transportimi apo mbajtja e tyre pa autorizim adekuat, vlerësohet si një kërcënim potencial për ambientin e qetë dhe të sigurt.

“KFOR-i, EULEX-i Policia e Kosovës dhe brenda kufijve të definuar të mandatit të vet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, janë të vetmet organizata të autorizuara që të mbajnë armë. KFOR-i për momentin është në përgatitje e sipër për të arritur tek udhëheqësit e komunitetit përgjegjës që bashkërisht të përkushtohen për rritjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)