05 Maj 2024

KFOR dhe EULEX nisin operacionin e zgjerimit të portës në Jarinjë

Prishtinë, 13 tetor - Sot në mëngjes KFOR-i dhe EULEX-i filluan operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje.

KFOR-i filloi operacionin me kërkesë të EULEX-it për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit illegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën.

Porta në Jarinje është e hapur dhe duhet të përdoret.

KFOR-i vazhdon të përkrahë EULEX-in. Roli i KFOR-it është poashtu që të mbrojë stafin e organizatave ndërkombëtare në kryerjen e misionit të tyre.

Komandanti i KFOR-it ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të siguruar që kjo të bëhet në pajtueshmëri të plotë me mandatin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“KFOR-i ka të drejtë të largojë barrikadat kur rrethanat të jenë të përshatshme dhe nuk do t’i tolerojë ato përgjithmonë. Qytetarët duhet të rrijnë larg bllokadave të rrugëve dhe barrikadave dhe nuk duhet të marrin pjesë në protesta dhe aktivitete ilegale,” ka thënë Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori, Erhard Drews.

Misioni i KFOR-it është të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë nga të gjitha komunitetet. KFOR-i do të vazhdojë ta realizojë këtë fuqishëm, kujdesshëm dhe me paanshmëri dhe në pajtueshmëri të plotë me mandatin tonë.

Mandati i EULEX-it është zbatimi i sundimit të ligjit, ku përfshihet kryerja e punëve policore dhe doganore në Pikëkalimet 1 dhe 31. 

Roli i KFOR-it është të sigurojë që organizatat tjera ndërkombëtare, përfshirë EULEX-in, të mos pengohen gjatë përmbushjes së misionit të tyre.

“Rrugët e paautorizuara i anashkalojnë kontrollet legjitime, ndërsa bllokadat rrugore janë të kundërligjshme dhe nuk i ndihmojnë askujt. Është me rëndësi që situata në pjesën veriore të Kosovës të kthehet në normalitet sa më shpejtë që është e mundur, për të mirën e secilit”, tha u.d. Shef i EULEX-it, Andy Sparkes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)