04 Maj 2024

KFOR dhe EULEX, Gati planin për heqjen e barrikadave

Prishtinë, 13 tetor - KFOR-i dhe EULEX-i janë takuar të hënën mbrëma për të diskutuar një plan për heqjen e barrikadave në veri, raporton sot Blic.

Disponimi në EULEX është që barrikadat duhet të hiqen gjithsesi, ndërkohë që KFOR me komandantin e ri, Erhard Drews preferon që të ketë një marrëveshje dhe dialog politik për këtë punë.

Edhe brenda vetë EULEX-it francezët janë të mendimit që duhet vepruar menjëherë, kurse britanikët preferojnë që të pritet.

Është dakorduar gjithsesi që i takon KFOR-it të ndërmarrë aksionin për heqjen e barrikadave, kurse EULEX-it që ta përkrahë atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)