05 Maj 2024

KFOR amerikan do të kontrollojë pikën kufitare të Jarinjës

Prishtinë, 28 korrik - Trupat amerikane të KFOR-it do të kontrollojnë pikën kufitare të Jarinjës, deri në marrëveshjen e radhës për vendosjen e shërbimeve kufitare të Kosovës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter theksoi se marrëveshja parasheh që kjo pikë kufitare të kontrollet vetëm nga trupat e KFOR-it, deri në kthimin në kushte normale pas demolimit dhe djegies së saj.

Sipas tij, prania ushtarake e KFOR-it amerikan do të jetë në funksion të sigurimit të terrenit dhe parandalimit të kontrabandës, deri në përtëritjen e pikës kufitare Jarinjë.

Vihter ka theksuar se të gjithë ata që shfrytëzojë këtë kalim kufitar deri në përtëritjen e tij, janë të paralajmëruar që të mbajnë llogari për veten.

Zëdhënësi i KFOR gjithashtu ka informuar se për dallim nga Jarinja, pika e kalimit kufitar në Bërnjakë do të jetë nën përkujdesjen e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Mediat serbe theksuan se marrëveshja u arrit midis komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, negociatorit serb Borko Stefanoviq si dhe ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq.

Ekipe të zjarrfikësve nga Leposaviqi një orë pasmesnate kanë shuar zjarrin dhe pastruar terrenin nga demolimet dhe djegia e objekteve dhe mjeteve transportuese kufitare. Mbi 40 serbë të armatosur dhe me kokteje molotovi mbrëmë dogjën dhe demoluan në tërësi pikën e kalimit kufitar Jarinjë, për të kundërshtuar praninë e Policisë së Kosovës në këtë pikë të kalimit kufitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)