11 Maj 2024

Kërkohet zbardhja e vjedhjeve në dhomat e dëshmive

Prishtinë, 6 korrik - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, shqyrtoi dhe përkrahu për procedim të mëtejmë raportin për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim.

Pastaj u shqyrtua edhe raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me vjedhjen në Dhomën e Dëshmive në Pejë, me ç‘rast pati vlerësime pozitive rreth raportit nga ana e anëtarëve të komisionit, duke u shprehur se raporti është korrekt dhe serioz.

U theksua fakti se ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, është përgjigjur në detaje në të gjitha pyetjet e anëtarëve të komisionit, megjithatë u vlerësua se nuk ka pasur rezultate më konkrete drejt zbardhjes së rastit.

Duke e përkrahur raportin me vërejtjen për angazhim të mëtejmë drejt zbardhjes së rastit, anëtarët e komisionit u dakorduan që të kërkojnë nga Policia e Kosovës që të bëjnë regjistrimet e jashtëzakonshme nëpër dhomat e drejtorive rajonale të Policisë së Kosovës. U tha se 30 gushti do të jetë data kur komisionet përkatëse brenda PK-së do të bëjnë inventarizimin e të gjitha materialeve që ekzistojnë në dhomën e dëshmive.

Po ashtu, u kërkua që të vazhdojnë hetimet dhe që ky rast të mos heshtet siç ndodhi në vitin 2009 me dhomën e dëshmive në Prishtinë.

Në vijim, komisioni diskutoi dhe shprehu shqetësimet e tij edhe për ngjarjet e 28 qershorit, gjatë festës së Vidovdanit, me ç‘rast nga grupe huligane të Serbisë u lënduan 32 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast anëtarët e komisionit u dakorduan që të kërkojnë informatë më shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me ngjarjet e 28 qershorit. U tha se pas këtyre informatave komisioni do të japë vlerësime dhe rekomandime në mënyrë që Policia e Kosovës ta kryejë detyrën e vet institucionale dhe të mbrojë rendin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)