03 Maj 2024

Kërkohet të shtohen masat e sigurisë në lagjet e përziera në veri

Prishtinë, 22 prill - Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës kërkuan të hënën në takimin e Komitetit lokal për siguri publike, që të shtohen masat e sigurisë në veri.

Ata theksuan se paralajmërimet e strukturave ilegale serbe për protesta dhe forma tjera të kundërshtimit kundër marrëveshjes së Brukselit mund ta eskalojnë situatën.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se duhet të rritet prania e forcave të sigurisë në lagjet me popullatë të përzier. “Kërkohet një koordinim ndërmjet institucioneve shtetërore si dhe strukturave të sigurisë për të menaxhuar sa më mirë situatën”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se situata ditëve të fundit ka qenë më e tensionuar për shkak të incidenteve dhe veprimeve të strukturave ilegale serbe.

“Ditëve të fundit ka pasur disa incidente, si sulmet ndaj shtëpive në Kroin e Vitakut, mandej barrikadat në hyrje të rrugës për në fshatrat shqiptare të Leposaviqit, të cilat i kanë lënë banorët për disa ditë të izoluar”.

Bala theksoi se në veri është vërejtur edhe një prani e shtuar e pjesëtarëve të MUP-it, të cilët janë vërejtur në pika të ndryshme. “Strukturat e sigurisë duhet të jenë shumë më të vendosura që të mbajnë situatën nën kontroll”, tha ai.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)