11 Maj 2024

Kërkohet siguri për Zyrën Administrative në veri

Mitrovicë, 6 korrik - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës mirëpresin hapjen e paralajmëruar për 9 korrik të Zyrës Administrative në veri. Ata presin që ajo zyre të ndikoj në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarë pa dallim etnik. 

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se hapja e asaj zyre do të mundësoj qytetarëve që t’i adresojnë shqetësimet e tyre në një vend adekuat dhe të përgjegjshëm.

Në ndërkohë ai, kërkoi nga strukturat e sigurisë që të marrin masat adekuate në mënyrë që të mos ketë probleme nga grupet ekstremiste serbe.

Këto komente, ai i bëri të premten në  një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit për Siguri në Mitrovicë, të thirrur pikërisht për të koordinuar veprimet dhe qëndrimet para hapjes së asaj zyre.

“Presim që strukturat e sigurisë të jenë në nivel të detyrës në mënyrë që të shmanget incidentet e mundshme”.

Ai përmendi edhe shqetësimin e banorëve shqiptarë të veriut për stafin që është pranuar në atë zyre. “Shqiptarët që jetojnë në veri janë të frustruar për numrin simbolik të shqiptarëve që janë pranuar në atë zyre, të cilët frikësohen se interesat e tyre nuk do të mbrohen si duhet”.

Lidhur me Zyrën Administrative në veri, komandanti i stacionit policor në jug, Avni Zabeli, tha se aty policia është e pranishme 24 orë.

“Para disa ditësh ka pasur një incident, kur është shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, por për fat nuk ka pasur të lënduar”.

Ai tha se në bashkëpunim me EULEX-in do të merren masat e duhur në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për probleme apo incidente në sferën e sigurisë.  

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, u foksua në situatën e sigurisë. Tha se java e fundit ka qenë më e qetë.

Ai foli edhe për vendimet e lëshuara nga administrata e UNMIK-ut në veri për ndërprerjen e rindërtimit të disa shtëpive shqiptare që kanë nisur në Lagjen e Boshnjakëve në kuadër të aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti”. “Ka qenë një veprim tendencioz i personave që punojnë atë administratë, mirëpo më vonë drejtuesit e UNMIK-ut kanë sqaruar se një veprim i tillë nuk ka qenë edhe qëndrim i UNMIK-ut”.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)