03 Maj 2024

Katër shtetas të Kosovës kapen në kufirin Austri - Gjermani

Salzburg, 31 maj - Policia gjermane ka arrestuar 4 shtetas të Kosovës në kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë, të  cilët kishin kaluar kufirin ilegalisht.

Sipas portalit comeze, policia gjermane ka ndaluar në Rosenheim, katër shtetasit e Kosovës, të cilët menjëherë janë deportuar për Austri dhe më pas pritet të ekstradohen në Kosovë dhe se ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalesës për hyrje në Gjermani për 10 vite.

Tek asnjëri prej shtetasve të Kosovës nuk u gjetën dokumente personale apo ndonjë kartë identiteti, dhe se kjo siç bëhet  e ditur nga mediat gjermane mund të vështirësojë ekstradimin e tyre për në Kosovë.

Policia austriake në Salzburg bëri të ditur sot se mundësitë janë shumë të vogla që shtetasit e Kosovës të mund të qëndrojnë në Austri dhe të përfitojnë ndonjë status të strehimit të përkohshëm.

Masa e depërtimit të tyre në Kosovë do të jetë e realizueshme, pasi që tani të gjitha vendet në BE kanë përforcuar masat e kontrollit, pas vërshimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, por edhe nga keqpërdorimet me liberalizimin e vizave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)