03 Maj 2024

Kastrati: Te merren masa kundër grupeve kriminele në veri

Prishtinë, 27 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të mërkurën në takim, Khaldoun Sino, shef  i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale si dhe projektet zhvillimore që janë duke u realizuar në Mitrovicë.

 

Kryetari Kastrati e ka falënderuar, shefin e KE-së për ndihmën e madhe që është duke ofruar për Mitrovicën në të gjitha drejtimet.

Duke folur për gjendjen aktuale në Mitrovicë, kryetari Kastrati, ka thënë se numri i incidenteve javëve të fundit është më i vogël, mirëpo duhen masa më energjike kundër grupeve kriminale që janë duke vepruar në veri.

 

“Grupet që janë duke shkaktuar probleme në veri dirigjohen prej strukturave paralele serbe, të cilat në atë pjesë të Kosovës realizojnë skenarët e pushtetit në Serbi”.

Ai përmendi problemet që kanë të bëjnë me banorët e zhvendosur nga veriu, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, mandej mungesën e lirisë së lëvizjes etj. Tha se vendosja e rendit dhe ligjit në atë pjesë është parakusht për progres në fushat tjera.

Në anën tjetër, kryetari Kastrati, ka thënë se hapa të mirë janë bërë për zgjidhjen e problemit të qytetarëve romë që kanë jetuar nëpër kampe.

 

“Tashmë në jug të qytetit kemi një lagje të rindërtuar ku janë vendosur shumica e familjeve që kanë jetuar nëpër kampe në veri”, tha ai, duke shtuar se kjo është meritë e bashkësisë ndërkombëtare, qeverisë qendrore dhe asaj lokale në Mitrovicë.

Në lidhje me këtë çështje, shefi  i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, ka vlerësuar bashkëpunimin dhe përkushtimin e qeverisë lokale dhe asaj qendrore, që kanë mundësuar përmirësimin e gjendjes për qytetarët romë që kanë jetuar nëpër kampe. “Është bërë një punë e mirë dhe presim që deri në muajt e verës të mbyllet edhe kampi Osterode në veri”.

Ndërsa duke u ndërlidhur me regjistrimin e popullsisë që është realizuar në Kosovë, por jo edhe në veri, ai ka sqaruar se këtë përgjegjësi do ta merr UNOPS-i, në mënyrë që ajo pjesë e vendit të mbetet jashtë këtij projekti të rëndësishëm.    
 
Në takim është biseduar edhe për ecurinë e projekteve që financohen nga KE-ja në Mitrovicë, si ai për qendrën rekreativo-sportive, meremetimin e palestrës së sportit etj. Shefi  i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, e ka vlerësuar si një projekt për të ardhmen e të rinjve të këtij qyteti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)