18 Maj 2024

Kastrati priti gjeneralmajor Jeremy Rowan nga Mbretëria e Bashkuar

Prishtinë, 29 nëntor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka pritë sot, në ambientet e ministrisë për FSK-së, në një takim zyrtar, gjeneralmajorin Jeremy Rowan, asistent Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Ushtrisë së Mbretërinë e Bashkuar, për Çështje mjekësore.

Gjeneral Kastrati, fillimisht e ka falënderuar Britaninë e Madhe për ndihmën e vazhdueshme profesionale që po japin për FSK-në, dhe më pastaj e ka njoftuar për arritjet e përgjithshme në të gjitha drejtimet, sidomos për plotësimin e Kapaciteteve Operacionale, trajnimet brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin rajonal,etj. Gjatë takimit të sotëm gjeneral Kastrati bisedoi edhe rreth vazhdimit të bashkëpunimit në sektorin e mjekësisë të FSK-së.

Gjeneralmajori Jeremy Rowan, ka shprehur gatishmerinë për mbështetje në hartimin e politikave për çështje mjekësore dhe strategjisë mjekësore të ministrisë për FSK. Gjenerali Rovan premtoi bashkëpunim edhe në të ardhmen për FSK-në dhe në veçanti edhe në sektorin e mjekësisë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtori Drejtorisë për Operacione gjeneralbrigade Zymer Halimi dhe kolonel Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK

Më pastaj, gjeneralmajori Jeremy Rowan, i shoqëruar nga zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) kolonel Shaip Haziri, zëvendës komandanti i BMO-së, kolonel Muharrem Rrahmani  dhe kolonel  Xhevdet Tahiraj përcollën  ushtrimin e pjesëtarëve të Task-Forcës, në Kërkim-Shpëtim të cilët demostrimin  aftësitë e tyre, pas një incident të inskenuar, (pas  një trajnimi gjashtë javorë për paramedikë, të mbajtur nga  instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar).

Pas përfundimit të demonstrimit, gjenerali Jeremy  Rowan u shpreh i impresionuar me përgatitjet e nënoficerëve.  Në fund, gjenerali Rowan, u interesuar të dinë më shumë për ecurinë e trajnimit, pritjet e tyre dhe zbatimin e tyre  në praktikë. Gjithashtu u interesua të dijë më shumë rreth  planifikimet, për të ardhmen dhe mundësinë e ndihmës dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen  nga instruktoret e Mbretërisë së Bashkuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)