19 Maj 2024

Kastrati priti fëmijët e SOS Fshatit

Prishtinë, 13 shkurt - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, së bashku me stafin e tij, pritën 50 fëmijë të “SOS-Fshatit” nga Prishtina, të grupmoshave gjashtë vjeçare ( lindur me Pavarësinë e Shtetit të Kosovës) në ambientet e FSK-së. 

Gjeneral Kastrati pasi i përshëndeti fëmijët dhe arsimtarët, shtoi se “sot,  jam njeriu më i priveligjuar dhe më i lumtur, për këtë vit, që i pres fëmijët e moshës së krijimit të Shtetit të Kosovës”ku më pas i njoftoi me aktivitetin e ushtarëve, shkollimin dhe punët e tjera që i kryejnë pjesëtarët e FSK-së.

“A është vështirë me u bë ushtarë, me çka merren ushtarët, ishin shumë nga pyetjet e fëmijëve”, që ia drejtuan Komandantit. Shumica e tyre, në pyetjen e Komandantit, se çka do të bëheni kurrë  të rriteni, shprehën dëshirën për t’u bërë ushtarë të Kosovës.

Në fund, fëmijët u shprehen të lumtur për vizitën e tyre në FSK, dhe këtë gëzim e shprehën me këndimin e këngëve: Xhamadani Vija-Vija dhe Himni i  Flamurit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)