19 Maj 2024

Kastrati pranoi një letër urimi me rastin 17 Shkurtit

Prishtinë, 21 shkurt - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati pranoi një letër urimi me rastin  17 Shkurtit -Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga gjenerali me katër yje Philip M. Breedlove, komandant i Komandës së Bashkuar të SHBA-ve për Evropë.
 

Gjenerali Breedlove në emër të ushtarakëve të Komandës së Bashkuar të SHBA-ve për Evropë, në letren e tij shprehej se i uron komandantit të FSK-së dhe nëpërmjet tij edhe të  gjithë pjesëtarëve të FSK-së Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
 

Më tej në letrën e tij gjenerali Breedlove shkruan se: Përmbyllja e procesit e bërë nga FSK-ja e ka bërë këtë institucion shembull të shkelqyer të suksesit në regjion.” Unë, ka vazhduar më tej në letër gjenerali amerikan Breedlove, e çmoi lidershipin tuaj në bërjen e FSK-së pjesë e integrimeve regjionale si dhe në punën e përbashkët për të ecur përpara në parneritet të ngushtë me Komandën e Bashkuar të SHBA-ve për Evropë(USEUCOM) dhe NATO.
 

Lidhjet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve jan thelluar në vazhdimësi edhe përfaqësojnë një shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit, përfundon në letër gjenerali amerikan Breedlove, duke ritheksuar se Ai do të vazhdoi të angazhohet pë Kosovën edhe më tutje dhe se lutet që paqja dhe prosperiteti ta përcjell Kosovën për shumë e shumë vite tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)